Aktualitet
Efektivët zbarkojnë në sheshin “Skënderbej”, në ndjekje të protesuesve
Efektivët shumta policore dhe efektivët e grupit "Shqiponja" kanë mbërritur në sheshin "Skënderbej" në Tiranë, ku janë grumbulluar edhe protestues të shumtë.

Skuadra të shumta policore dhe efektivët e grupit “Shqiponja” kanë mbërritur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, aty ku janë grumbulluar edhe protestues të shumtë. Një numër i konsiderueshëm i furgonash të policisë ndodhen në qendër të kryeqytetit për të ndjekur turmën e protestuesve. Mësohet se deri më tani janë shoqëruar një serë personash. Shtimi i uniformave blu ka pasuar nga shpërndarja e të rinjve pjesëmarrës në protestën në zona të ndryshme të Tiranës.