Juventusit i kthehet buzëqeshja
Juventus merr fitoren e parë pas tre ndeshjeve pa sukses, duke mposhtur Leccen me rezultatin 2-0 në Serie A.

Juventusit i kthehet buzëqeshja, pas një periudhe të shkurtër pa fitore. Pas barazimit në Europa League kundër Rennes, Zonja e Vjetër mori maksimumin në ndeshjen e radhës në Serie A, duke mposhtur Leccen me rezultatin 2-0. Douglas Luiz ishte vendimtar në këtë fraksion, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist me një fgoditje dënimi te McKennie në minutën e 29. Pjesa e dytë e ndeshjes nisi me një shans të artë për Leccen për të shkurtuar diferencën, por pa sukses. Skuadra salentine u duk më kërkuese në këtë pjesë të dytë, por nuk arriti t’i shkaktojë dëme Zonjës së Vjetër, e cila ruajti avantazhin 2-0 të pjesës së parë dhe mori këtë fitore që e ngjit atë në kuotën e 14 pikëve, duke u barazuar me Comon.