"Grupi i Zjarrit" dhe pyetjet që mbetën pa përgjigje
Protesta e dhunshme në Tiranë, që nisi me shprehje të pakënaqësisë politike, përfundoi me flakë, përplasje dhe dëme në institucione që qëndrojnë në themel të funksionimit të shtetit. Ministria e Drejtësisë, Komisariati i Policisë Nr. 3, Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Apelit janë ndër institucionet të prekura nga një valë dhune.

Protesta e dhunshme në Tiranë, që nisi me shprehje të pakënaqësisë politike, përfundoi me flakë, përplasje dhe dëme në institucione që qëndrojnë në themel të funksionimit të shtetit. Ministria e Drejtësisë, Komisariati i Policisë Nr. 3, Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Apelit janë ndër institucionet të prekura nga një valë dhune.
Një listë e zyrtare e përcjellur për mediat, Policia ka identifikuar dhjetëra persona me referime për vepra të ndryshme penale. Mes tyre ka emra të lidhur me çështje narkotikësh, vjedhjesh, mashtrimi, falsifikimi dokumentesh, dhune, kundërshtimi të punonjësve të policisë, madje edhe vrasje. Në listë përmenden edhe persona të dënuar më parë jashtë vendit, përfshirë për trafikim të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore.
Të gjithë personat që do të shihni janë tanimë subjekt dhe objekt i punës së Policisë së Shtetit dhe drejtësisë shqiptare. Janë të gjithë persona të ndaluar nga Policia e Shtetit në protestat e dhunshme dhe nuk janë studentë. Janë diçka tjetër. Nuk i përkasin dhe nuk kanë asnjë lidhje me të gjithë ata studentë, të cilët nuk i janë bashkuar kësaj dallge terrori urban, por që qëndrojnë në një front proteste.
Por çfarë përfaqësojnë realisht këta emra në protestën e fundit? A janë të gjithë të arrestuar për të njëjtat akte? Sa prej tyre dyshohen konkretisht për sulme ndaj policisë, shkatërrim prone apo zjarrvënie?
Në listën e Policisë, përmenden rreth 50 persona, që tashmë konsiderohen edhe si “grupi i zjarrit”. E ndoshta e shkuara e tyre, problemet që ata kanë pasur me drejtësinë, duket se i ka “motivuar” edhe më shumë për të sulmuar forcat e Policisë por edhe institucionet, si Gjykatat ashtu edhe Komisariatin.
Lista është e gjatë, por disa veçojnë nga të tjerët, për shkak të krimeve të rënda për të cilat janë përballur me drejtësinë në të shkuarën. Një nga personat që përmenden në listë është Arben Lleshaj, 52 vjeç, një ish-i dënuar me 23 vjet burg për vrasje, i cili e kishte fituar lirinë më 14 shkurt të vitit 2022. Por edhe pas lirimit ai kishte pasur edhe disa përballje të tjera me Policinë, për konflikte të ndryshme gjatë tri viteve të fundit. Madje ishte arrestuar edhe pas protestës së dhunshme të Parlamenti në korrik të vitit 2026.
Përveç këtij personi, në listë përmendet edhe Zef Mëhilli, 30 vjeç, i cili sipas Policisë së Tiranës ka qënë i dënuar për vjedhjë në Britaninë e Madhe. Madje edhe nga një shkrim i mediave Britanike, rezulton se ky person është arrestuar bashkë me një shqiptar tjetër në dhjetor të vitit 2018 atje, pasi kishin hyrë për të vjedhur në një banesë. Ata u arrestuan pranë Park Avenue, Bushey, ndërsa kishin me vete sende të vjedhura. Gruaja, e cila nuk ndodhej në shtëpi në atë moment, njoftoi policinë pasi pa persona të huaj në banesën e saj përmes një kamere të brendshme të lidhur me telefonin e saj celular.
Përveç kësaj ngjarjeje, Mehilli akuzohej edhe për një vjedhje tjetër në një shtëpi në Tudor Drive, Watford, më 29 shtator të po atij viti, si dhe për dy raste të sulmit ndaj një oficeri policie gjatë arrestimit të tij. Mehilli ishte gjithashtu në kërkim në lidhje me një vjedhje të ndodhur në Chigwell më 31 tetor 2018.
Mes personave të arrestuar pas protestës së dhunshme në Tiranë është edhe Ilmar Gugashi, i identifikua.