Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka pranuar humbjen e listës „Serbia e Bashkuar” në zgjedhjet e fundit.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të sigurojë numrin më të madh të mandateve në zgjedhje, duke pranuar humbjen e listës „Serbia e Bashkuar”. Vuçiç tha se, megjithëse rezultatet përfundimtare nuk janë publikuar ende, të dhënat e bazuara në një mostër të shtresëzuar tregojnë se lista e mbështetur prej tij ka humbur zgjedhjet. “Nuk i kemi rezultatet. Shumë njerëz do të befasohen dhe ju do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa. Bazuar në mostrën e shtresëzuar, është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje”, deklaroi Vuçiç. Rezultatet përfundimtare pritet të përcaktojnë shpërndarjen e mandateve dhe përmasat e fitores së Listës Studentore.