Vuçiç pranon humbjen, Lista Studentore do të ketë shumicën në parlamentin serb
Kandidati i SNS-së për Kryeministër, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se lista e tij ka humbur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, ndërsa Lista Studentore ka siguruar një fitore që, sipas vlerësimeve paraprake, i jep asaj shumicën në parlament.

Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se lista e tij ka humbur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, ndërsa Lista Studentore ka siguruar një fitore që, sipas vlerësimeve paraprake, i jep asaj shumicën në parlament.
Në një deklaratë pas zgjedhjeve, Vuçiç tha se rezultatet përfundimtare nuk janë publikuar ende, por të dhënat e nxjerra nga një mostër e stratifikuar tregojnë një epërsi të qartë të Listës Studentore.
“Nuk i kemi rezultatet përfundimtare. Shumë do të habiten dhe do ta kuptoni sa shumë gënjyen disa dhe çfarë shpiken. Dua t’ju informoj se, bazuar në mostërën e stratifikuar, është e qartë se i humbem këto zgjedhje. Lista studentore e bllokadës fitoi, ata do të kenë midis 135 dhe 140 mandate, ne kemi rreth 105”, deklaroi Vuçiç.
Sipas tij, përveç dy listave kryesore, në parlamentin e ri pritet të përfqesohen edhe disa parti të pakicave kombëtare.
“Askush tjetër nuk hyri në kuvend. Përfundimisht, po, hungarezët e Vojvodinës hyrnë me 3 mandate, dhe me një mandat shqiptarët, dhe dua të them SDA, mos më besoni fjalën time”, u shpreh ai.
Vuçiç paraqiti gjithashtu vlerësimet paraprake për numrin e votave që kanë marrë dy listat kryesore.
“Pra, kemi diku rreth 1,720,000, po ju them bazuar në mostër, është krejtësisht e papërmbajtësishme. Ata kanë rreth 2,200,000”, tha ai.
Sipas këtyre vlerësimeve, Lista Studentore mund të sigurojë nga 135 deri në 140 mandate në parlamentin me 250 vende, duke kaluar pragun prej 126 mandate që nevojiten për shumicën parlamentare. Nëse rezultatet zyrtare konfirmojnë shifrat e paraqitura nga Vuçiç, ato do të shënoinë një ndryshim të rendësishëm politik në Serbi, pas viteve të qeverisjes së Partisë Progresive Serbe.