Ish-kreu i Dhomës Amerikane: Humbja e Vuçiç, lajm i jashtëzakonshëm për fundin e autokratëve në Ballkan
Ish-kreu i Dhomës Amerikane, Enio Jaço, ka komentuar humbjen e Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet e parakohshme në Serbi, duke e cilësuar zhvillimin si një lajm të jashtëzakonshëm për të gjithë ata që shpresojnë në fundin e pushteteve autokratike në Ballkan.

Ish-kreu i Dhomës Amerikane, Enio Jaço, ka komentuar humbjen e Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet e parakohshme në Serbi, duke e cilësuar zhvillimin si një lajm të jashtëzakonshëm për të gjithë ata që shpresojnë në fundin e pushteteve autokratike në Ballkan.
Jaço thotë se pushteti i Vuçiçit për një kohë të gjatë është perceptuar si i paprekshëm, por zhvillimet e fundit kanë dobësuar bindjen se liderët autoritarë nuk mund të largohen nga pushteti.
Sipas Jaços, kjo ngjarje ka një domethënije të veçantë edhe për Shqipërinë, për shkak të marrëdhënieve të ngushta mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit serb, si dhe ngjashmërive që ai sheh në menyrën e ushtrimit të pushtetit në të dyja vendet.
"Humbja e Vuçiç është lajm i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që endërrojnë fundin e autokratëve në Ballkan. Pushteti i tij dukej i paprekshëm. Por sot, bindja se 'këta nuk ikin kurrë' është më e dobët se kurrë.
Në Shqipëri, kjo humbje ka një domethënije të veçantë. Miqësia mes Ramës dhe Vuçiçit, ngjashmëritë në qeverisjen autokratike dhe revolta që i nxori studentët në rrugë në të dyja vendet bëjnë krahasimin të pashmangshëm", shkruan Jaço.
Ai thotë se përvojën e studentëve serbë mund të shërbejë si shembull për të rinjtë shqiptarë që kërkojnë ndryshim.
"Por ndryshimi në Serbi nuk e sjell automatikisht ndryshimin në Shqipëri.
Studentët shqiptarë kanë shumë për të mësuar nga ata serbë: si u organizuan, si fituan besimin e qytetarëve dhe mbi të gjitha, si u zgjeruan përtej universiteteve.
Sot fituan një ngritje të jashtëzakonshme morale: në Serbi ia dolën. Për këdo që proteston në Shqipëri, kjo është një arsye më shumë për të besuar se mund të dalin edhe këtu", mbyll reagimin e tij Enio Jaço.