Rrëzimi i autokratit Vuçiç, Serbia i jep një mesazh të fortë Evropës
Protestat e qytetarëve serbë në Beograd kanë shndëruar në një forcë politike që sfidon pushtetin konsoliduar, duke shfaqur se mobilizimi qytetar mund të ndikojë drejtpërdrejt në drejtimin politik të një vendi.

Rrugët e Beogradit, festimet shënonin fundin e një etape të gjatë përballeje me pushtetin dhe fillimin e një beteje të re për ndryshim. Për Serbinë, por edhe për ata që në Evropë kërkojnë institucione më të forta dhe më shumë përgjegjësi publike, beteja e vërtetë për ndryshim sapo ka hyrë në një fazë të re.
Rrugët e Beogradit, për muaj të tërë, skena e përpleshave mes protestuesve dhe policisë u shndëruan këtë të diel në një hapësirë festimi për qindra mijëra qytetarë. Bori makinash, flamuj, fishekzjarre dhe përqafime shoqëruan lajmin që shumë prej tyre kishin pritur prej kohësh se Aleksandar Vuçiç pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare, ndërsa lëvizja e mbështetur nga studentët doli fituese sipas vlerësimeve paraprake.
Për Serbinë, ky rezultat shënon një kthesë të renditshme politike. Përtej kufijve të vendit, ai po merr kuptimin e një prove se protestat e qëndrueshme qytetare mund të shndërrohen në forcë politike dhe të sfidojnë një pushtet të konsoliduar prej vitesh.
“Është shumë e çuditshme që pikërisht në këto rrugë, ku policia na godiste dhe ku jemi detyruar të tërhiqemi përballë xhandarmërisë, sot qëndrojmë si fitimtarë”, tha Sara, 24 vjeç, një prej protestuesve që festonte në kryeqytetin serb.
Për të rinjtë që kanë kaluar muaj të tërë në protesta, momenti përfaqëson më shumë se një rezultat zgjedhor. Është fundi i një etape të gjatë përballeje me pushtetin dhe fillimi i një beteje tjetër: shndërrimi i fitores në ndryshim të prekshëm institucional.
Një simbol për Evropën, qytetarët sfidojnë pushtetin e konsoliduar. Ajo që po ndodh në Serbi ka një domethënje që shkon përtej politikës së brendshme. Në një kohë kur shumë vende evropiane përballen me polarizim, mosbesim ndaj institucioneve dhe shqetësim për gjendjen e demokracisë, fitorja e një lëvizjeje të lindur nga protestat studentore po shihet si një sinjal se mobilizimi qytetar mund të ndikojë drejtpërdrejt në drejtimin politik të një vendi.
“Ky është një simbol për Evropën dhe për botën”, tha Duško Suvajac, 52 vjeç, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve. Sipas tij, ngjarjet në Serbi tregojnë se liria mund të triumfojë përballë pushtetit që kufizon hapësirën e kundërshtimit.
Megjithatë, rendësia e këtij rezultati nuk qëndron vetëm te largimi politik i një figure të fuqishme. Sfida e vërtetë është nëse fitorja do të pasohet nga forcimi i shtetit të së drejtës, garantimi i lirisë së medias, lufta kundër korrupsionit dhe rikthimi i besimit te institucionet publike.
Pikërisht këtu do të matet pesha e lëvizjes studentore, jo vetëm në aftësinë për të fituar zgjedhjet, por edhe në mundësinë për të ndryshuar mënyrën se si funksionon shteti.
Nga tragjedia në Novi Sad të një lëvizje kombëtare, protestat që tronditën Serbinë morën hov në nëntor 2024, pas shembjes vdekjeprurëse të një strukture mbuluese në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona. Tragjedia shkaktoi zemërim të gjerë dhe nxiti kërkesa për transparencë, përgjegjësi institucionale dhe hetim të plotë të rrethanave.
Ajo që nisi si reagim ndaj një katastrofe u shndërua gradualisht në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit dhe mënyrës së ushtrimit të pushtetit. Studentët u bënë forca kryesore e mobilizimit, duke organizuar protesta paqësore dhe duke tërhequr mbështetjen e qytetarëve nga shtresa të ndryshme të shoqërisë.
Për gati dy vjet, demonstruesit u përballejnë me presion policor, përdorim të gazit lotsjellës dhe akuza për trajtim të dhunshëm. Protestuesit ngritën gjithashtu shqetësim për lirinë e shprehjes dhe për hapësirën gjithnjë e më të kufizuar të kritikës ndaj qeverisë.
Në këtë kontekst, hyrja e lëvizjes në garën parlamentare përfaqëson një ndryshim strategjik: nga presioni në rrugë drejt përpjekjes për të marrë një mandat politik për reforma.
Vuçiç pranon humbjen, por rezultati mbetet paraprak. Pas mbylljes së qendrave të votimit të dielës, Aleksandar Vuçiç pranoi se lista e mbështetur nga studentët do të fitonte zgjedhjet.