Majko: Vuçiç u tërhoq si figurë e vjetër, por nuk u rrëzua si tiran
Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Serbi, duke publikuar një mesazh për humbjen e Aleksandër Vuçiçit.

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Serbi, duke publikuar një mesazh për humbjen e Aleksandër Vuçiçit. Sipas Majkos, lideri serb u tërhoq si një figurë politike që i kishte mbijetuar kohës së vet, ndërsa thekson se historia do ta kujtojë për dështimet dhe jo për arritjet.
Majko shkruan se Vuçiçi nuk u rrëzua si një tiran, por u largua nga pushteti si një figurë e vjetër politike. Ai e lidh këtë zhvillim edhe me pamundësinë për t’iu përshtatur fuqisë së re mediatike dhe ndikimit të rrjeteve sociale.
"Aleksandër Vuçiç u largua nga pushteti! Ai nuk u rrëzua si një tiran. U tërhoq si një figurë e vjetër, që i kishte mbijetuar kohës së vet!" shkruan Majko.
Majko argumenton se Vuçiçi nuk përballoi fuqinë e botës së re mediatike të rrjeteve sociale, të shpejtë dhe të zhurmshme. Ai thekson se historia do ta mbajë mend atë, jo për arritjet, por për dështimet, jo për atë që ndërtoi, por për atë që ai shkatërroi.
Majko gjithashtu shkruan se Vuçiçi kishte sharm dhe ishte jo-konvencional, por ishte i pakujdesshëm dhe vetëshkatërrues. Ai argumenton se të njëjtat cilësi që e kishin bërë të suksesshëm dhe dëshira e tij për ta bërë të aprovueshëm ishin ato të cilat e futën në krizë.
Majko pohon se Vuçiçi ishte i paaftë ti rezistonte joshjes së pushtetit dhe se për të, morali ishte luks të cilin sistemi politik në Serbi nuk e përballonte. Ai argumenton se Vuçiçi ishte simbol i një sistemi ku pushteti politik dhe interesat ekonomike ushqenin njëri-tjetrin, duke çmontuar shtetin administrativ.
Majko shkruan se në periudhën e qeverisjes së Aleksandër Vuçiç, kontrolli mbi institucionet në Serbi nuk ishte qëllim në vetvete, por shërbente për të siguruar pasuri, për të mbrojtur aleatët dhe për të dobësuar çdo mekanizëm që mund të pengojë vazhdimësinë e pushtetit.
Majko argumenton se "doktrina" Vuçiç ishte një dallim revolucionar nga mafia tradicionale për nga mënyra se si ushtrohet kontrolli, duke e zhvendosur kuptimin e korrupsionit si një shkelje e veçuar e ligjit drejt një sistemi të organizuar ku shteti kthehet në "asistent".
Në fund, Majko shkruan se Aleksandër Vuçiç do të mbahet mend jo për ndonjë madhështi morale, por për paprekshmërinë dhe se ai humbi dje zgjedhjet, duke nuk i kontrolluar më ngjarjet, por tashmë janë ato që do ta kontrollojnë atë.