Man.United përjeton "ferrin" në "Old Trafford", Bournemouth i "zhyt" drejt fundit
Man.United pësoi një humbje të rëndë në "Old Trafford" kundër Bournemouth, duke u rënë në vendin e 16-të me vetëm 7 pikë në 8 javë.

Ekipi i Michael Carrick pësoi një tjetër humbje të rëndë, këtë herë 0-3 brenda në "Old Trafford" përballë Bournemouth. Rayan realizoi golin e parë në minutën e 38-të, por miqtë nuk u mjaftuan me kaq pasi në fundin e pjesës së parë dyfishuan shifrat. Me Man.United që ishte i pafuqishëm për të reaguar, Bournemouth realizoi edhe golin e tretë me Evanilson, me sulmuesin brazilian që vuri në jetë një kryevepër të vërtetë në minutën e 71-të.
Pavarësisht se ekipi i tij është shumë pranë vijës së kuqe, Michael Carrick as që ka ndërmend të dorëzohet, të jap dorëheqjen. “Është një situatë e vështirë, nuk mund të gënjejmë njëri-tjetrin. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të vërtetë. Gjithmonë do të bëj më të mirën për këtë klub, kjo është e vetmja gjë e sigurt”, u shpreh Michael Carrick.
Ndryshe nga Man.United, Liverpool vijon ecurinë pozitive, me ekipin e kuq që triumfoi 2-0 përballë Brighton. Ekipit të Iraola-s i mjaftoi vetëm një pjesë loje për të zgjidhur këtë takim, më saktë 21 minuta, ku një autogol dhe Isak mjaftuan për të firmosur fitoren e 4-ët radhazi mes Champions dhe Premier League.