Familja e inxhinierit shqiptar Erkan Nika, i zhdukur pas sulmit mbi anijen AROYAT, bën thirrje urgjente
Familja e inxhinierit shqiptar Erkan Nika, i zhdukur pas sulmit mbi anijen AROYAT, bën thirrje urgjente autoriteteve dhe institucioneve në Rusi, Gjeorgji dhe Turqi për të ndihmuar në gjetjen e tij.

Më 25 shtator 2026, anija AROYAT u sulmua nga dronë në Detin e Zi, pranë brigjeve të Rusisë. Nga 16 anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bord, 15 janë shpëtuar. Inxhinieri i dytë i anijes, Erkan Nika, vijon të jetë i zhdukur dhe familjarët e tij nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Autoritetet turke kontrolluan anijen në fillim të tetorit, por Erkan Nika nuk u gjet. Familjarët besojnë se mundësia që Erkani të jetë ende gjallë nuk duhet të përjashtohet dhe i bëjnë thirrje urgjente spitaleve, institucioneve shëndetësore, policisë, autoriteteve portuale dhe institucioneve përkatëse në Rusi, Gjeorgji dhe Turqi për të kontrollojnë regjistrat e tyre për pacientë të paidentifikuar, persona të plagosur, si dhe individë të shpëtuar ose të gjetur në zonat bregdetare.