Rama dhe Balla: Ligji për tubimet do të hyjë menjëherë në fuqi
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kanë deklaruar se ligji për tubimet do të hyjë në fuqi menjëherë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se ligji për tubimet që u prezantua dje nga kryeministri Edi Rama, do të hyjë në fuqi menjëherë. Balla tha se Rama ka kërkuar dialog me studentët dhe se ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ.
Balla tha se në seancën e sotme të parlamentit, do të miratohen edhe disa ligje të tjera që kanë të bëjnë me integrimin europian. Ai i bëri thirrje Partisë Demokratike të heqë dorë nga destruktiviteti.
Kryeministri Rama ka qenë i qartë në deklaratën e tij se dialog me studentët është i hapur dhe se mbështet studentët ekselentë dhe ata që vijnë nga familje në nevojë. Ai tha se dialogu nuk mund të zhvillohet me ata që dhunojnë.