Buxheti 2027 historik, 10 miliardë euro, pritet të vijë në Kuvend
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka nisur numërimin mbrapsht për prezantimin e buxhetit 2027 në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u shpreh se ka nisur numërimin mbrapsht për prezantimin e buxhetit 2027 në Kuvend. Balla tha se brenda të mërkurës drafti duhet të vijë në Kuvend, dhe do të jetë konferenca e kryetarëve që do të miratojë më pas kalendarin e diskutimeve në komisionet parlamentare.
“Sot në mbledhjen e grupit një prej cështjeve ishte edhe kalendari i buxhetit. Prej sot nisin fatet e numërimit të mbërritjes së buxhetit duhet të vijë brenda 3 ditëve. Konferenca e Kryetarëve duhet të mblidhet të enjten Kuvendi duhet të miratojë kalendarin e diskutimit në komisione”, tha ai.
Sa i takon fondit për dëmshpërblimeve e biznesit të vogël të dëmtuar si pasojë e dhunës në protesta. Balla tha se i takon ministrit të Financave të sqarojë se në cilin prej zërave të tij do të futet.
“Ka qenë një proces mujor, kur ta miratojë të mërkurën, se ku parashikon qeveria ta fusë këtë, është cështje e tyre, por një gjë është e sigurtë Shqipëria për herë të parë do të ketë njjë buxhet 10 mld euro.