Aktualitet

Ballistët kapin rob partizanin në bulevardin e Musolinit, Tiranë

3 min leximPublikuar më

Burimi: Pamfleti ·

Ballistët kanë kapur një partizan në bulevardin e Musolinit në Tiranë, duke e bërë atë rob. Ky incident është një shembull i dhunës dhe të dhunës që është mbajtur në qytetin e Tiranës.

Foto nga burimi: Ballistët kapin rob partizanin në bulevardin e Musolinit, Tiranë

Ndërsa ballistët luftojnë për të gjetur rrënjët e kohës sotme dhe të hakmerren për gjyshërit, pala tjetër po tenton të tërheqë për nga e ardhmja.

Çdo ditë digjet nga pak bulevard i madh i ndërtuar nga Fashizmi.

Fashistët po djegin trashëgiminë e tyre! A po u kthye 17 Nëntori i partizanëve të Tiranës? E ngatërruar gjithçka në sfondin e luftës së fundit; përderisa punët i kanë kthyer mbrapsht në kohë.

Para selisë së qeverisë, ku kanë ardhur me armë e zjarr gjithfarë llojesh, u perceptua një ‘partizan’ dhe e kapën rob.

-Mbyteni, mbyteni! Ashtu, të vdekur te shkallët si një mish. Q.R!- thërrisnin ‘ballistët’ duke e nderuar tjetrin si për qefin të përdorur në një varrim me pare.

Tjetri, edhe ky mes zjarrvënësve të ‘Ballit’, kishte kërkuar vetëm fjalën e shkurtër ‘dialog’. Dialog me qeverinë, a me shtetin, a me zotin e gjithëfuqishëm. Iu duk sikur po digjej Borova në vitin 1944 dhe thërriti Dialog.

Të dhunshmit shkojnë me sloganin: ‘E zure, shtypi kokën!’. Prandaj dolën të urryer ballistët në Luftën e Dytë Botërore.

Në fushën e luftës u kap edhe një gjerman, për ta pasur sa për një totem tregues se kur u zhvillua zjarr vënia, domethënë lufta. Si gjermani i Shkodrës.

Shteti u mor gjithë ditën për të shpëtuar syrin e dëmtuar të një djalit 28 vjeçar, nga radhët e ‘ballistëve’. I kishte hyrë një plumb gome, plumba që në luftën reale të Dytë nuk u përdoren. Shokët e lanë në shesh, por e morën ‘partizanët’ dhe e nisën në një spital në Itali. Vëllai i Erjonit, Emiljani, u shfaq në një viedo nga Italia, tha se syri i të vëllait ishte përmirësuar dhe falënderoi ‘partizanët’. Mund të na lindë një këngë folklorike si dikur në periudhën e komunizmit, që do të thotë: ‘Faleminderit që më dhatë dritën e syrit!’.

Me pare ishte shëruar një vajzë e re, policë, që ballistët i prenë gishtat e dorës. Megjithatë nuk ka paqe në hijen e admirueshme të selisë së qeverisë, në anën e Bulevardit të Fashizmit.

Teksa po pushonin armët molotov, dikush u kujtua për një ‘varr’ përëndish aty në bulevard. I hynë ta zhvarrosin. Pllaka me emrin e Ziver Veizit u shkul si një eshtrë. Dëshmorit kishte derdhur gjakun pikërisht në themel të asaj plake, në 21 Janar 2011. E kishte vrarë një qeveri e dhunshme dhe barbare. Pllaka ishte vendosur si një garanci se nuk do të ketë vrasje ‘partizanë e ballistë’. Sepse edhe vetë profeti Ismail Kadare kishte shkruar “Që të shkulin ty, duhet të shkulin malet/ të ngrenë nga varret e të rivrasin të rënët”.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.