Programi kombëtar i strehimit: Ekspertja e ekonomisë: Veprim për t’u përshëndetur, ka impakt pozitiv në shoqëri
Qeveria ka dorëzuar në Kuvend nismën ligjore për strehimin social, që do të ofrojë lehtësira për familjet me të ardhura të ulëta dhe të rinjtë deri në moshën 29 vjeç.

Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi, e ftuar në “Money Report”, u shpreh se ky plan do të këtë efekte pozitive në shoqëri dhe do të ndihmojë këto grupe për të përballuar kostot e jetesës dhe të përmirësojë kushtet e jetesës. Ajo theksoi se kjo nismë do ishte mirë të jetë afatmesme, pasi nëse do vijojë në plane afatgjata do rëndojë barrën e buxhetit të shtetit. Radonshiqi theksoi se kjo do të mbulohet nga projektbuxheti dhe nga planifikimi i buxheteve afat mesë dhe se kjo nismë duhet të jetë një nisëm afatmesme, deri në 3 vite. Ajo theksoi se edhe kriteret që ka përcaktuar qeveria për planin kombëtar të strehimit janë të arritshme për kategoritë në fjalë.