Prokuroria nis hetim për rastin e Erion Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim për rastin e Erion Vishkullit, një shtetas që u plagos gjatë protestave të 24 tetorit. Hetimet përfshijnë administrimin e pamjeve filmike të kamerave të Bankës së Shqipërisë dhe marrjen e kartelave mjekësore të protestuesve të dëmtuar.

Prokuroria ka regjistruar procedimin penal nr. 7806, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 250 të Kodit Penal. Hetimet janë në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Deri tani janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të protestuesve të dëmtuar. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe dokumentimin e saj në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
Gjithashtu, në të njëjtin procedim po hetohet dhe po kryhen veprime në lidhje me dëmtimin e disa shtetasve, pas dyshimeve për përdorimin jo proporcional të forcës nga disa punonjës të policisë së shtetit në protesta.