Zgjedhjet e Izraelit: një zgjedhje thriller për Netanyahun
Zgjedhjet e Izraelit janë një zgjedhje thriller për Netanyahun, kryeministri i Izraelit, që do të përballojë një pyetje të njohur: a do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet? Sondazhet tregojnë se as blloku i Netanyahut dhe as opozita nuk pritet të sigurojë shumicën e nevojshme për të qeverisur, duke mundësuar një krizë të re politike.

Zgjedhjet e Izraelit janë një zgjedhje thriller për Netanyahun, kryeministri i Izraelit, që do të përballojë një pyetje të njohur: a do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet? Sondazhet tregojnë se as blloku i Netanyahut dhe as opozita nuk pritet të sigurojë shumicën e nevojshme për të qeverisur, duke mundësuar një krizë të re politike.
Pothuajse çdo proces zgjedhor i viteve të fundit është shndërruar në një referendum për Netanyahun. Megjithatë, këtë herë shumë izraelitë e konsiderojnë vendimin më përcaktues se kurrë, pasi nuk bëhet vetëm për atë që do ta qeverisë vendin, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli.
Këto janë zgjedhjet e para kombëtare pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, i konsideruar deshtimi më i rendë i aparatit të sigurisë në historinë e Izraelit, si dhe pas luftërave që pasuan në Gaza, Liban dhe Iran. Konfliktet mobilizuan një pjesë të madhe të shoqërisë izraelite dhe më pas thelluan izolimin ndërkombëtar të vendit.
Për shumë votues, kjo është mundësia e pare për të gjykuar udhëheqjen që ishte në pushtet gjatë deshtimeve të 7 tetorit, për të vendosur se kush duhet ta drejtojë vendin në një periudhë konfliktesh dhe kush do të mbajë përgjegjësinë për zgjatjen e shërbimit ushtarak.
Qeveria në largim e Netanyahut, e para në disa dekada që përfundoi një mandat të plotë katërvjeçar, është mbështetur te partnerët e ekstremit të djathtë dhe partitë ultraortodokse, të cilat e kanë orientuar Izraelin drejt një politike më nacionaliste dhe fetare se më parë.
Netanyahu u bë kryeministri i pare në detyrë në historinë e Izraelit që u përballoj me gjyq për akuza korrupsioni, ndërkohë që qeveria e tij promovoi një reformë të sistemit gjyqësor, që synonte dobësimin e Gjykatës së Lartë dhe mekanizmave të tjerë të kontrollit të pushtetit. Kjo nismë shkaktoi protesta masive gjatë vitit 2023.
Çështja kryesore e zgjedhjeve të së martës është nëse Izraeli do të vazhdojë në drejtimin nacionalist, konservator dhe fetar, apo do të ndryshojë kurs.
Përgjigja mund të mos jetë e qartë për javët e tëra, për shkak të mënyrës se si formohen koalicionet qeverisëse në Izrael.
Sondazhet tregojnë se as blloku i Netanyahut dhe as opozita nuk pritet të sigurojë shumicën e nevojshme për të qeverisur, duke mundësuar një krizë të re politike.
Në televizionin proqeveritar Channel 14, Likudi parashikohet të marrë 30 mandate, ndërsa partia e Eisenkotit rreth 20.
Në pyetjet se cili prej tyre konsiderohet më i përshtatshëm për postin e kryeministrit, Eisenkoti ruan një avantazh të qëndrueshëm ndaj Netanyahut.
Megjithatë, të dalësh partia më e madhe nuk mjafton për të formuar qeverinë.
Një kryeministri i nevojitet mbështetja e 61 deputetëve, ndërsa asnjë parti nuk ka arritur ndonjëherë të sigurojë këtë shumicë.
Për këtë arsye, nata zgjedhore zakonisht sqaron shumë pak. Beteja e vërtetë zhvillohet gjatë negociatave për krijimin e koalicionit qeverisës, një proces që mund të zgjasë.