Pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhje, shpërthejnë festimet në Serbi
Qytetarët kanë nisur festimet në rrugët e Beogradit, Novi Sadit dhe qyteteve të tjera të Serbisë, pas fitores së lëvizjes studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Qytetarët kanë nisur festimet në rrugët e Beogradit, Novi Sadit dhe qyteteve të tjera të Serbisë, pas fitores së lëvizjes studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas rezultateve paraprake, lista e studentëve ka siguruar 52,6% të votave, ndërsa Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiçit ka marrë 39,2%. Kreu i SNS-së ka pranuar humbjen, duke deklaruar se rezultatet e para e bëjnë të qartë se partia e tij nuk i ka fituar zgjedhjet.
Fitorja vjen pas gati dy vitesh protestash të udhëhequra nga studentët, të cilat nisën pas shembjes së një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona. Ngjarja nxiti reagime të forta për korrupsionin dhe neglizhencën institucionale.
Pas publikimit të rezultateve, qytetarët shumë kanë dalë në shesh, duke kërkuar, brohoritur dhe festuar atë që e konsiderojnë si një moment të rendësishëm për të ardhmen politike të vendit. Lëvizja studentore ka premtuar luftë kundër korrupsionit, përgjegjësi për zyrtarët që kanë shkelur ligjin dhe pavarësi të transmetuesit publik nga ndikimi politik.