Prokuroria e Tiranës nis hetime për protestuesit e plagosur nga Policia
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime për protestuesit e plagosur nga policia gjatë protestave të fundit në Shqipëri. Hetimet janë kryer për plagosjen e Erjon Vishkullit dhe dhjetra raste të tjera të përdorimit joproporcional të forcës nga ana e Policisë shtetërore.

Në një njoftim, Prokuroria e Tiranës ka deklaruar se ka administruar rreth 20 kartela mjekësore të shtetasve të dëmtuar dhe po kryen verifikimet për këto raste me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Hetimet janë regjistruar për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Kryerja e veprimeve arbitrare", që parashikojnë dënimin maksimal deri në 7 vjet burg.
Prokuroria ka deklaruar se për rastin e Vishkullit, i cili ndodhet tashmë në Itali për ndërhyrje të specializuar mjekësore, ka administruar pamjet filimike të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, si dhe dhe janë kryer e veprimeve në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
Sipas prokurorisë, në të njëjtin procedim penal po hetohet dhe po kryhen veprime në lidhje me dëmtimin e disa protestuesve të tjerë, pasi ka dyshime për përdorimin joproporcional të forcës nga disa punonjës së Policisë shtetërore në protesta.