Kronikë
Aksidenti në Lezhë: 16-vjeçari humb kontrollin e motocikletës dhe dërgohet në Traumë
Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Balldre, në Lezhë, ku një 16-vjeçar është dëmtuar duke humbur kontrollin e motocikletës.

Një 16-vjeçar është dëmtuar në një aksident rrugor në fshatin Balldre, në Lezhë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:25, në aksin dytësor “Balldre-Rraboshtë”, ku i mituri, duke drejtuar një ciklomotor, dyshohet se ka humbur kontrollin. Si pasojë, 16-vjeçari është dëmtuar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.