Sport

Ish futbollisti i Premier League, sulmuar nga një qen i pastorit gjerman dhe shpëtoi vetëm me ndihmën e qenit të tij

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Ish mesfushori i Liverpool dhe Arsenalit, Jermaine Pennant, u sulmua nga një qen i pastorit gjerman dhe shpëtoi vetëm me ndihmën e qenit të tij, Akita King.

Foto nga burimi: Aventura e pakëndshme e ish futbollistit të Premier League, 50 qepje në këmbë…e kafshoi qeni

Ish mesfushori i Liverpool dhe Arsenalit, Jermaine Pennant, u bë protagonist i një aventure aspak të këndshme. I tërhequr nga futbolli në 2018, 43 vjeçari u sulmua nga një qen i llojit pastor gjerman dhe ai që e shpëtoi ishte…qeni i tij.

Pennant ishte duke shëtitur në një park në veri të Londrës javën e kaluar kur një pastor gjerman i kafshoi këmbën dhe nuk donte ta lëshonte. Në mbrojtje të ish futbollistit të Premier League erdhi qeni i vetë Pennant, Akita King që iu hodh qenit tjetër që sulmoi pronarin e tij duke ia dalë që ta largojë, një incident ky që si pasojë solli 50 qepje për Pennant.

‘U përpoqa të shpëtoja King, por qeni me kafshoi këmbën-tregon vetë Pennant në një postim në Instagram-rashë në tokë me kafshën që ishte kapur pas meje dhe nuk kishte ndërmend të më lëshonte. King ndërhyri duke e kuptuar se çfatë po ndodhte, u përball me qenin tjetër dhe bëri të mundur që të evitohej më e keqja. King nuk pati lëndime përveç një kafshimi të vogël në putër, por ishte i mbuluar me gjakun që nuk ishte i imi. Në atë moment e harrova dhimbjen që ndjeva dhe zemra më shkoi në fund të këmbëvem por për fat nuk ishte gjaku i King’.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.