Kryepiskopi Joan në Assisi për Paqen dhe Unitetin Kombëtar
Kryepiskopi Joan merr pjesë në Takimin historik Ndërkombëtar të Paqes në Assisi të Italisë, ku do të mbajë fjalime në tema të ndryshme të paqes dhe unitetit.

Kryepiskopi Joan, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, është një nga pjesëmarrësit në Takimin historik Ndërkombëtar të Paqes në Assisi të Italisë. Takimi, i organizuar nga Komuniteti i Sant’Egidio, përkujton 40-vjetorin e nismës historike të nisur nga Papa Gjon Pali II në vitin 1986. Këtij takimi do të marrin pjesë primatë dhe udhëheqës fetarë nga mbarë bota, personalitete të larta të politikës, të kulturës, aktivistë të paqes dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga 53 vende të ndryshme të botës.
Më 25 tetor 2026, u hapën punimet e këtij takimi me mesazhin e Presidentin e Republikës së Italisë, Shkëlqesia e Tij, z. Sergio Mattarella. Kryepiskopi Joan do të referojë në dy prej forumeve të takimit ku do të mbajë temat: “Uniteti i krishterë si udhëtim në të Vërtetën dhe Paqen” (Një perspektivë orthodhokse) dhe “Martirët bashkëkohorë: dëshmitarë të mirësisë”. Ceremonia përmbyllëse do të zhvillohet më 27 tetor në Sheshin e Poshtëm të Bazilikës së Shën Françeskut nga ku do të jepet një apel global për paqen.