Orban, një kandidat i mundshëm për sekretar të përgjithshëm të OKB-së
Zyrtarët e administratës Trump kanë propozuar Viktor Orbán për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, sipas WSJ. Kjo është një kandidaturë e përbashkët me SHBA, Rusi dhe Kinë.

Zyrtarët e administratës Trump thonë se mund të propozojnë ish-kryeministrin hungarez Viktor Orbán për sekretar të përgjithshëm të OKB-së. Ky raport vjen nga Ëall Street Journal, I cili mbështetet në burime nga tre shtete, që kanë rënë dakord me kandidaturën e Orban; SHBA-ja, Rusia dhe Kina. Në artikullin e saj, gazeta amerikane thekson se asgjë nuk është konfirmuar dhe zgjedhja e tij mbetet e pasigurt. Artikulli shpreh se Orbán mund të jetë një kandidat i përbashkët amerikan, rus dhe kinez, dhe se burime në të tre vendet kanë konfirmuar se administrata Trump po e mbështet kandidaturën e tij.
Qëllimi i kësaj kandidature është që Rusia, Kina dhe SHBA të kenë një kandidaturë të përbashkët që mund të sigurojë arritjen e përfundimit sipas dëshirës së tyre. Mandati i dytë pesëvjeçar i sekretarit të përgjithshëm aktual, António Guterres, përfundon më 31 dhjetor. Një kandidat duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën nëntë prej 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Por secili nga 5 anëtarët e përhershëm mund të vërë veton ndaj nominimit. Përveç SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë gjithashtu anëtarë të përhershëm.
Orbán humbi zgjedhjet parlamentare të Hungarisë në prill, kur partia e Péter Magyar e mundi atë pas 16 vitesh qeverisje me një shumicë absolute. Në maj, gazeta investigative VSquare raportoi se pozicioni në OKB mund të jetë i rëndësishëm për ish-kryeministrin prej nevojës për imunitetit diplomatic. Por Ëall Street Journal raporton se Orban do te kandidonte vetëm nëse do të kishte një fitore të sigurt.
Që nga zgjedhjet, autoritetet hungareze kanë nisur hetime për mashtrim dhe korrupsion ndaj disa anëtarëve të ish-qeverisë së Orbán-it. Dy ish-ministra dhe ish-guvernatori i Bankës Kombëtare të Hungarisë janë nën arrest ndërkohë që hetohet përfshirja e Orban në këto raste.