Ndeshje miqësore për U-21: Kuqezinjtë do të luajnë me Luksemburgun në "Air Albania"
Ndeshja do të zhvillohet më 13 nëntor në orën 19:00 në stadiumin "Air Albania".

Ndeshja do të zhvillohet më 13 nëntor në orën 19:00 në stadiumin "Air Albania".
Ndeshja miqësore mes Kombëtares U-21 dhe Luksemburgut U-21 do të zhvillohet më 13 nëntor në stadiumin "Air Albania". Kjo ndeshje është pjesë e programit të përgatitjeve të kuqezinjve për Kampionatin Europian U-21 2027, ku Shqipëria është një nga vendet organizatore. Ndeshjet miqësore do të shërbejnë për stafi teknik për të vijuar punën me skuadrën dhe për të përgatitur ekipin për sfidën europiane. FSHF po punon për të finalizuar marrëveshjen për një tjetër ndeshje miqësore gjatë muajit nëntor.