Tatimet dhe pasqyrat financiare do dorëzojnë vetëm në QKB
Tatimpaguesit që mbajnë kontabilitet sipas kërkesave të ligjit përkatës kanë detyrimin të paraqesin deklaraten vjetore së bashku me pasqyrat financiare në organeve tatimore. Sot, ata kanë detyrimin të paraqesin të njëjtin dokument në dy institucione. Me qëllim të thjeshtimit të procedurave dhe reduktimit të barrave administrative për tatimpaguesit, propozohet që pasqyrat financiare të paraqiten vetëm në organeve tatimore në rastet kur nuk kanë detyrimin për depozitimin e tyre në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Ndërsa fundi i marsit dhe i korrikut janë periudha të ngjeshura për ekonomistët dhe bizneset, që duhet të dorëzojnë online pasqyrat financiare, fillimisht te tatimet dhe pastaj në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të ardhmen pritet që ata të kryejnë këtë veprim vetëm një herë.
Projektligji për disa shtesa dhe një ndryshim në ligjin nr. 29, datë 30.03.2023, për tatimin mbi të ardhurat, të ndryshuar, parashikohet që tatimpaguesit që mbajnë kontabilitet sipas kërkesave të ligjit përkatës, paraqesin pranë organeve tatimore deklaraten vjetore, pasqyrat financiare vetëm në rastet kur nuk kanë detyrimin për depozitimin e tyre pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, si dhe të dhëna të tjera të përcaktuara në udhëzim të ministrit përgjegjës për financat për zbatimin e këtij ligji.
Aktualisht tatimpaguesit që mbajnë kontabilitet sipas kërkesave të legjislacionit përkatës kanë detyrimin të paraqesin pranë organeve tatimore deklaraten vjetore së bashku me pasqyrat financiare, ndërkohë që tatimpaguesit që kanë detyrimin për depozitimin e pasqyrave financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit paraqesin të njëjtin dokument edhe pranë këtij institucioni. Në këtë mënyrë, për të njëjtin informacion financiar tatimpaguesit dorëzojnë të njëjtat pasqyra financiare pranë dy institucioneve.
Me qëllim të thjeshtimit të procedurave dhe reduktimit të barrave administrative për tatimpaguesit, propozohet që pasqyrat financiare të paraqiten pranë organeve tatimore vetëm në rastet kur tatimpaguesit nuk kanë detyrimin për depozitimin e tyre pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Për tatimpaguesit që i depozitojnë pasqyrat financiare pranë QKB-së, informacioni do të sigurohet nga administrata tatimore nëpërmjet shkëmbimit elektronik të të dhënave ndërmjet dy institucioneve.
Por, që të mundësohet kjo, duhet që tatimet dhe QKB të kenë shkëmbim elektronik të dokumenteve mes tyre. Ndryshimet parashikojnë që: për tatimpaguesit që kanë detyrimin për depozitimin e pasqyrave financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, këto depozitohen brenda afatet e përcaktuara në legjislacionin përkatës dhe i përcillen administratës tatimore elektronikisht. Deri në mundësimin e shkëmbimit elektronik, këto pasqyra financiare depozitohen edhe pranë administratës tatimore.
Deri në mundësimin e shkëmbimit elektronik të të dhënave ndërmjet administratës tatimore dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit, tatimpaguesit do të vazhdojnë të paraqesin pasqyrat financiare edhe pranë organeve tatimore sipas procedurave aktuale. Në këtë mënyrë, sigurohet vijimësia e informacionit financiar për administratën tatimore dhe, pas funksionalizimit të shkëmbimit elektronik, eliminohet nevoja që tatimpaguesit të paraqesin të njëjtin dokument pranë dy institucioneve.
Sipas relacionit, ky ndryshim synon një administrim më të thjeshtë të detyrimeve të raportimit, reduktimin e kohës dhe procedurave të nevojshme për përbushjen e detyrimeve nga tatimpaguesit, si dhe rritjen e përdorimit të shkëmbimit elektronik të informacionit ndërmjet institucioneve publike.
Lehtësohet barta tatimore për kategori të caktuara individësh
Një tjetër ndryshim, po në këtë projektligj, ka për qëllim lehtësimin e barrave tatimore për kategori të caktuara individësh.
Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara synohet saktësimi, zgjerimi dhe unifikimi i trajtimit tatimor favorizues për të ardhurat e individëve dhe të vetëpunuesuarve të vetëm që kanë statusin e personit të verbër, invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, personit surdomut dhe invalidit të punës.
Në lidhje me saktësimin, zgjerimin dhe unifikimin e trajtimit tatimor favorizues për kategoritë e sipërpërmendura, ndryshimi i propozuar synon, nga njëra anë, të sigurojë vijimësinë e lehtësive tatimore për kategoritë që i kanë gëzuar ato më parë sipas legjislacionit përkatës dhe, nga ana tjetër, të shtrijë këtë trajtim edhe për kategoritë të tjera të përfshira në dispozitë, duke përcaktuar një trajtim të njëjës në ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Njëkohësisht, ky ndryshim synon lehtësimin e barrave tatimore për kategori të cilat përballen me vështirësi në të ardhurat.