Shkresa urgjente për komisariatet: Kontrolli i telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka dërguar një shkresë urgjente për komisariatet e Tiranës dhe Krujës për të marrë masa të menjëhershme për menaxhimin e situatës gjatë protestave të studentëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka dërguar një shkresë urgjente për komisariatet e Tiranës dhe Krujës për të marrë masa të menjëhershme për menaxhimin e situatës gjatë protestave të studentëve. Shkresa, e firmosur nga zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike, kryekomisar Edmond Meshini, kërkon që komisariatet të marrin masa të menjëhershme për menaxhimin e situatës, me fokus të veçantë te trajtimi i të miturve.
Në dokument theksohet respektimi i të drejtave ligjore të të miturve, identifikimi i punonjësve të policisë, ruajtja e pamjeve filmike të datës 19 tetor, si dhe ndalimi i kontrolleve të telefonave dhe kërkimit të fjalëkalimeve pa bazë ligjore. Shkresa kërkon gjithashtu që efektivët të njihen me aktet ligjore për përdorimin në mënyrë proporcionale të gazit lotsjellës.
Shkresa urgjente kërkon gjithashtu garantimin e pranisë së prindit ose kujdestarit dhe psikologut gjatë procedurave me të miturit. Shkresa u është dërguar komisariatit NR. 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, komisariatit të policisë Tiranë dhe atij të policisë Krujë.