Krijimi i "Topit të Artë" në Francë: një proces i ndërlikuar dhe i mjeshtëror
"Topi i Artë" është një trofe prestigjioz që krijohet në Francë, në shtëpinë historike Maison Mellerio, që punon çdo ekzemplar me dorë. Procesi i krijimit të trofeut zgjat rreth 100 orë dhe përfshin etapa të specializuara të argjendarisë, duke përfshirë gdhendjen e sipërfaqes së sferës dhe montimin e teksturës karakteristike.

Që prej vitit 1956, shtëpia historike pariziene Maison Mellerio realizon me dorë trofeun prestigjioz, në një proces artizanal që nis gjashtë muaj para ceremonisë. Procesi i krijimit të trofeut zgjat rreth 100 orë dhe përfshin etapa të specializuara të argjendarisë, duke përfshirë gdhendjen e sipërfaqes së sferës dhe montimin e teksturës karakteristike.
Një nga më delikatet është gdhendja e sipërfaqes së sferës, për të riprodhuar 32 panelet karakteristike të një topi futbolli. Vetëm kjo fazë kërkon rreth 15 orë punë dhe saktësi milimetrike. Pas përpunimit të metali dhe krijimit të teksturës karakteristike, trofeu kalon në fazat përfundimtare të përpunimit dhe montimit.
Sfera e arte vendoset mbi një bazë piriti, një mineral që e ben çdo trofe unik. Për mjeshtrit e Maison Mellerios, pjesmarrja në krijimin e një prej simboleve më të madhe të futbollit botëror është një burim krenarie. Përtej vlerës së tij sportive, "Topi i Artë" është edhe një veprim i mirëfilltë artizanal, ku tradita, durimi dhe precizioni bashkohen për të prodhuar trofeun që çdo futbollist ende rrëzon të ngrejë mbi kokë.