Protestat në Evropë: Shtatë vende përballë me trazira dhe përlasje
Protestat në Evropë janë në zhvillim në disa vende, duke përfshirë Francën, Shqipërinë, Italinë, Greqinë, Portugalinë dhe Spanjën. Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e qeverive dhe ndryshime në politikat e tyre.

Protestat në Evropë janë në zhvillim në disa vende, duke përfshirë Francën, Shqipërinë, Italinë, Greqinë, Portugalinë dhe Spanjën. Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e qeverive dhe ndryshime në politikat e tyre.
Në Francë, trazirat kanë shkaktuar dëmtime ose grabitje në rreth 3 mijë biznese. Autoritetet kanë arrestuar mbi 2.400 persona, ndërsa afër një mijë punonjës të shërbimeve të emergjencës kanë pësuar lëndime.
Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, deklaroi se të paktën 550 mijë qytetarë morën pjesë në demonstratat e shtunës. Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, u kërkoi autoriteteve vendore të shqyrtojnë vendosjen e kufizimeve të pjesëshme të qarkullimit gjatë natës. Ai bëri të ditur se qeveria mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme nëse situata e kërkon.
Në Shqipëri, protestat kundër qeverisë Rama shoqërohen me përplasje. Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestat pasojnë disa muaj mobilizimi në Tiranë. Media britanike i lidh një pjesë të pakënaqësive me lëvizjen e quajtur “Flamingo”, e cila kundërshton një projekt turistik luksoz në bregdetin jugor shqiptar.
Në Itali, një demonstratë kundër luftërave dhe rritjes së kostos së jetesës përfundoi me incidente të dhunshme. Persona të maskuar hodhën gurë dhe pllaka trotuari drejt policisë, ndërsa ngritën barrikada me mobiliet e lokaleve dhe u vunë flakën.
Në Greqi, Portugali dhe Spanjë, krizat që nxisin demonstratat. Në Lisabon, dhjetëra mijëra qytetarë marshuan kundër çmimeve të larta të banesave dhe presionit ekonomik mbi familjet.