Erdogan: Ne kërkojmë të mbrojmë të drejtat tona në Mesdheun Lindor
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbrojtur memorandumin turko-libian, pas ratifikimit të tij nga Parlamenti i Libisë, duke theksuar se Ankaraja nuk do të heqë dorë nga të drejtat dhe interesat e saj në Mesdheun Lindor.

Gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar, Erdogan e cilësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të objektivit për një Libi të bashkuar. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Erdogan kritikoi edhe reagimet e disa vendeve evropiane dhe të Bashkimit Evropian ndaj memorandumit, pa përmendur konkretisht shtetet që kundërshtojnë marrëveshjen. Kreu i shtetit turk theksoi se vendi i tij nuk synon të krijojë përlasje me shtetet e tjera në rajon, por të mbrojë interesat e veta në zonat detare që i konsideron pjesë të juridiksionit të tij. "Ne nuk kërkojmë të shënoin pikë kundër askujt në Mesdheun Lindor. Ne thjesht kërkojmë të mbrojmë të drejtat dhe interesat tona", ishte mesazhi i Erdogan, i cili përsëriti se Turqia mbështet zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve përmes dialogut me të gjitha vendet bregdetare. Memorandumi turko-libian për zonat e juridiksionit detar është një çështje e ndjeshme në marrëdhëniet e Turqisë me disa vende të rajonit dhe me Bashkimin Evropian. Ankaraja e konsideron marrëveshjen një instrument për mbrojtjen e interesave të saj detare, ndërsa kundërshtimet evropiane lidhen me interpretimin e kufijve detare dhe të drejtave që buronin prej tyre. Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë të mbrojë pozicionin e saj, edhe përballe presionit politik, por theksoi se zgjidhja e mosmarrëveshjeve duhet të bëhet përmes mjetëve paqësore. Ratifikimi i memorandumit nga pala libiane pritet të mbetet një çështje e rëndësishme në dinamikën diplomatike të Mesdheut Lindor, ku interesat detare, energjetike dhe strategjike të vendeve të rajonit shpesh përplasen.