Ambasadori Velaj përcjell urimet për Festën Kombëtare të Austrisë
Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, ka uruar Festën Kombëtare të Austrisë, e cila kremton çdo vit më 26 tetor. Velaj ka përcjellur urimet në gjuhën shqipe dhe gjermane, duke ndarë edhe fotografi nga një aktivitet i organizuar 12 vite më parë në Shqipëri.

"Festa Kombëtare e Austrisë lidhet me 26 tetorin e vitit 1955, kur hyri në fuqi ligji kushtetues që shpalli neutralitetin e përhershëm të vendit. Ky vendim erdhi pas përfundimit të pushtimit aleat të pasluftës dhe rikthimit të sovranitetit të plotë të Austrisë," shkruan Velaj në një postim në rrjetet sociale.
Neutraliteti u bë një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme austriake, ndërsa 26 Tetori u vendos si festa kombëtare në vitin 1965. Sot, kjo ditë shënohet në Austri me ceremoni shtetërore, aktivitete kulturore dhe veprimtari publike, të cilat nderojnë historinë, pavarësinë dhe vlerat demokratike të vendit.
Austria ka qenë ndër partnerët tradicionale të Shqipërisë, me një rol të rëndësishëm në marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe arsimor, si dhe në mbështetjen e integrimit evropian të vendit. Lidhjet historike mes shqiptarëve dhe Austrisë shtrihen shumë më herët se marrëdhëniet moderne diplomatike, ndërsa Vjena ka qenë ndër qendrat e rëndësishme evropiane të diplomacisë, kulturës dhe studimeve albanologjike.