Kurti: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si janë trajtuar denoncimet e saj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vrasja e Arlindës Zekaj është një ngjarje tronditëse dhe se viktima kishte paralajmëruar për rrezikun e jetës së saj tri ditë para vrasjes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për vrasjen e Arlindës Zekaj, theksoi se ngjarja është tronditëse dhe se viktima kërkoi mbrojtje të cilën nuk e mori duke sjellë dhe pasojat fatale. Ai tha se Arlinda Zekaj i ishte drejtuar Prokurorisë tri ditë para se të vritej, duke paralajmëruar për rrezikun e jetës së saj. Kurti kërkoi që Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si janë trajtuar denoncimet e saj dhe nëse ka pasur neglizhencë ose mosveprim nga ana e zyrtarëve përgjegjës. Ai shtoi se çdo shkelje duhet të zbardhet dhe çdo përgjegjësi duhet të trajtohet sipas ligjeve.