Messi nuk do të marrë "Topin e Artë"
Lionel Messi nuk do të marrë "Topin e Artë" pasi nuk do të udhëtojë në ceremoninë e çmimit.

Ylli argjentinas Lionel Messi nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e çmimit të "Topit të Artë" në Londër. Përditshmja e njohur sportive "Olé" ka konfirmuar se sulmuesi ka vendosur të mos udhëtojë nga Miami drejt Evropës. Mungesa e tij në këtë mbrëmje gala interpretohet si një sinjal i qartë se ai nuk do të jetë fituesi i këtij çmimit individual. Pavarësisht këtij vendimi, Messi ishte përfshirë në listën e ngushtë të pretendentëve kryesorë për të triumfuar. Në garën e fortë për çmimin prestigjioz ndodhen emra të tjerë të medhenj si Lamine Yamal, Kylian Mbappe dhe Harry Kane. Mungesa e legjendës argjentinase heq një pjesë të madhe të vëmendjes nga ngjarja me e rëndësishme e natës në kryeqytetin britanik.