Politikanë që nuk thonë asgjë, Curri në Top Story: Njerëzit do të shkojnë tek ai që shan, që vjedh
Analisti Arjan Curri në emisionin "Top Story" me Grida Dumën, diskutoi për fenomenin e politikës së sotme, duke thënë se njerëzit do të shkojnë tek politikani që shan dhe që është i zoti të vjedhë.

Gjuha e (pa) pastër e politikës është tema që u ngrit në pjesën e parë të emisionit “Top Story” me Grida Dumën. I ftuar në studio ishte analisti Arjan Curri, i cili u shpreh se edhe në auditorë, klasa shkon nga ai që bën rrëmujë ose kapet me profesorin. Sipas tij, njerëzit do të shkojnë të politikani që shan dhe që është i zoti të vjedhë.
Grida Duma: Politika globale po bëhet populiste, nuk ka shpesh të vërtetë të thella, ka sipërfaqësore. Politika shqiptare thotë nuk e kam shpikur rrotën, populli voton. Madje tani batutat po i bëjnë disa njerëz qesharak, për rrjedhojë të dëgjueshëm dhe të votueshëm. Sot çështja është të jesh personazh, edhe pse 50 për qind qesharak. Si e sheh sot, a të bën përshtypje kjo pasqyrë?
Arjan Curri: Edhe në auditorë, klasa shkon nga ai që bën rrëmujë, kapet dhe me profesorin. Më i miri ka vetëm vëmendjen e profesorit. Instinkti i njeriut në këtë rast është jashtë logjikës. Gjysmën e kemi shtazore dhe gjysmën njerëzorë. Ana shtazore, stomak e poshtë merr më shumë vëmendjen. Edhe emisionet me gatim ecin më shumë. Fashion dikur mësonte se si të visheshin, tani se si të zhvishen. I drejtohen epsheve. Ka raste që e tërheq inteligjenca ose ne mbase mendojmë, por dikur nuk ka qenë demokracia e zhvilluar, tani që ka ardhur demokracia e drejtpërdrejtë, vjen ky fenomeni që nuk thotë asgjë, votohet. Sepse shumica thotë kjo qenka mirë, ka dhe më keq se unë. Shohim këtë ‘budallain’, ‘gomarin’, se nuk më sfidon.
Grida Duma: Nëse ti ke menduar se politika të ndryshon jetën, e tani e di që jo, shkon te kjo gjëja. Nëse mendon se të ndryshon jetën ti nuk bën atë zgjedhje
Arjan Curri: Njerëzit do të shkojnë të politikani që shan, që vjedh. Ka disa gjëra që na vijnë nga e kaluara jonë agresive. Studentët e mi nuk do më votonin sot mua.
Grida Duma: Populli shqiptar nuk pranon të jetë i pa mençur, që mund të jetë vulgar.
Arjan Curri: Fatos Nano ka qenë vulgar
Grida Duma: Rama dhe Berisha nuk janë vulgar si njeri
Arjan Curri: Edi Rama e bën vulgarin
Grida Duam: Është mjeshtëri, jo paaftësi
Arjan Curri: Është të dyja, se ti nuk je aq i zoti ti ngresh njerëzit lart. Por kanë vendosur që të bien poshtë.