VIDEO/ Dy shoferët që përplasën për vdekje nënën dhe vajzën 4-vjeçare në Britaninë e Madhe, dënuar me 12 dhe 16 vite burg
Dy shoferët që përplasën për vdekje nënën dhe vajzën 4-vjeçare në Leeds, në Britaninë e Madhe, kanë qenë dënuar me 12 dhe 16 vite burg. Ngjarja tragjike ndodhi më 16 janar 2023, kur Justyna Hulboj dhe vajza e saj, Lena Chepchor, po ecnin drejt çerdhes. Audi TT i drejtuar nga Hardeep Bhatt doli nga rruga dhe i përplasi të dyja, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas hetimeve, Bhatt dhe Jaskamal Riyat, 29 dhe 37 vjeç, u përfshinë në një garë të improvizuar pasi u takuan në një semafor. Ata kryen manovra të rrezikshme mes automjeteve të tjera dhe arritën shpejtësi deri në rreth 145 km/orë, në një segment ku kufiri i lejuar ishte ulur në 48 km/orë. Bhatt u dënuar me 12 vite burg, pasi pranoi fajësinë për dy akuza për vrasje të paqëllimshme nga drejtimi i rrezikshëm, ndërsa Riyat, i cili fillimisht mohoi përfshirjen në garë, u shpall fajtor dhe u dënuar me 16 vite burg.
Gjykatësi theksoi se rrugët publike nuk janë pistë garash dhe se pasojat e drejtimi të rrezikshëm mund të jenë të pakthyeshme. Ai nënvizoi se viktimat nuk kishin bërë asgjë të gabuar dhe thjesht po shkonin drejt çerdhes. Ndërkohë, Dominic Chepchor, partneri i Justynes dhe babai i vogëlushes Lena, përshkroi dhimbjen e madhe që i ka shkaktuar humbja e dy njerëzve në jetën e tij, duke thënë se gjithçka ndryshoi brenda një sekonde dhe se boshllëku i lënë prej tyre do ta shoqërojë gjithë jetën e tij.