Rama: Masat kundër protestave të dhunshme bazuar në propozimet franceze
Kryeministri Edi Rama deklaroi se masat e propozuara për të parandaluar dhunën gjatë protestave janë bazuar në nismat e qeverive të Francës dhe Italisë. Nisma franceze "Casseurs-payeurs" synon të forcojë masat ndaj personave që shkaktojnë dëme gjatë protestave, por kritikët paralajmërojnë se zbatimi i këtyre masave mund të cenojë të drejtën për të protestuar.

Nisma franceze "Casseurs-payeurs" pritet të shqyrtohet në Senatin francez më 27 tetor dhe synon të forcojë masat ndaj personave që shkaktojnë dëme gjatë protestave. Megjithatë, kritikët paralajmërojnë se zbatimi i këtyre masave mund të cenojë të drejtën për të protestuar. Ata kundërshtojnë veçanërisht mundësinë e vendosjes së gjobave deri në 10 mijë euro dhe shprehin shqetësimin se përgjegjësia financiare mund të shtrihet edhe ndaj personave që nuk kanë kryer drejtpërdrejt akte vandalizmi.
Amnesty International France dhe sindikatat e ndryshme kanë ngritur shqetësimet se masa të tillë mund të përdoren për të frikësuar qytetarët dhe për të kufizuar pjesëmarrjen në protesta. Sipas kundërshtarëve të nismës, përgjegjësia penale duhet të jetë individuale dhe jo të bazohet thjesht në prania pranë personave që kryejnë shkelje.
Debati në Francë përfshin gjithashtu propozime për zgjerimin e mbikëqyrjes me dronë dhe mundësinë e kufizimit të përkohshëm të rrjetave sociale gjatë trazirave. Këto masa kanë nxitur shqetësimet për privatësinë, lirinë e shprehjes dhe rrezikun e censurës.