Agron Duka: Rama do të shfrytëzojë metoda për të rrudhur protestën studentore
Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama do të shfrytëzojë të gjitha metoda për të rrudhur protestën studentore.
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, tha sot se kryeministri Edi Rama do të shfrytëzojë të gjitha metoda për të rrudhur protestën studentore. Duka e cilësoi dënimin me gjobë për pjesëmarrës në protestë si idiotizëm, si pjesë e paketës së gjashtë ligjore të njoftuar nga Rama. "Rama do të shfrytëzojë të gjitha metoda për të rrudhur protestën. Siç ka bërë me ka idiotizëm që po të jesh në protestë je fajtor dhe duhet të dënohesh me gjobë. Nëse ne nuk do të dimë të jemi në favor të këtij qëllimi kryesor, protesta do të rrudhet dhe do të rrudhet. Këta u bashkuan e panë ku ishte qendra e rendesës e mbështetës dhe sollën rotacionin. Pavarësisht se ne mund të frymëzohemi nga ata kemi disa dallime kulturale", tha Duka.