Trofeu "Yashin" / Spanja fiton çmimin, Unai Simon portieri më i mirë i vitit
Unai Simon, portieri i kombëtares spanjolle dhe i Athletic Bilbaos, është shpallur fitues i trofeut prestigjioz "Yashin" për vitin 2026.

Portieri i kombëtares së Spanjës dhe i Athletic Bilbaos, Unai Simon, është shpallur fitues i trofeut prestigjioz "Yashin" për vitin 2026. Ky çmim i rendesishëm i doret portierit më i mirë në botë pas paraqitjeve të tij fantastike gjatë gjithë sezonit. Gardiani iberik u vlerësua maksimalisht për kontributin e tij vendimtar në triumfin e Spanjës në Kampionatin Botëror. Ndërkohë, në kategorinë e futbollit të vajzave, e njëjtë arritje i takoi portieres së talentuar të Barcelonës, Cata Coll. Emri i këtij trofeu unik vjen si nderim i përhershëm për Lev Yashin, të vetmin portier në histori që ka fituar ndonjëherë Topin e Artë. Momenti festiv në skenë u pasua edhe me prania e legjendës së portës daneze, Peter Schmeichel, i cili dorëzoi çmimet.