RTV e Vojvodinës nis edicionin me kërkimfalje: Për vite me radhë nuk e kemi përmbushur misionin tonë
Televizioni shtetëror serb RTV e Vojvodinës nisi edicionin e lajmeve me një kërkimfalje publike, duke pranuar se për vite me radhë nuk e kishte përmbushur misionin e një transmetuesi publik.

Pas largimit të Vuçiçit nga pushteti, televizioni shtetëror serb nis edicionin me kërkimfalje: Për vite me radhë nuk e kemi përmbushur misionin tonë
Pas largimit të Vuçiçit nga pushteti, televizioni shtetëror serb RTV e Vojvodinës nisi edicionin e lajmeve me një kërkimfalje publike, duke pranuar se për vite me radhë nuk e kishte përmbushur misionin e një transmetuesi publik.
Prezantuesi Goran Eror deklaroi se televizioni u detyrohej qytetarëve një ndjesë për ngjarjet që nuk u kishin përçellë gjatë natës së mëparshme.
“Për shumë vite, shërbimi publik nuk e ka përmbushur funksionin e tij. Ngjarje janë heshtur, informacioni është përçellë në mënyrë të njëanshme dhe raportimi ka munguar në frymën kritike. Nuk janë bërë pyetjet e duhur ose nuk janë bërë fare pyetje. Për të gjitha këto, u detyrohemi shikuesve një kërkimfalje”, deklaroi Eror.
Ai theksoi gjithashtu se një pjesë e punonjësve të RTV-së kishte luftuar për lirinë e gazetarëve dhe redaktorëve, si dhe për respektimin e standardeve etike të gazetarisë.
Në të njëjtin edicion u njoftua edhe dorëheqja e Nenad Ćaćić nga posti i drejtorit të programit të parë televiziv, pas kërkesave të një pjesë të punonjësve dhe drejtorit të përgjithshëm të RTV-së, Goran Karaxhiç. Në këtë detyrë u emërua Blažo Popović, ndërsa Predrag Novković mori postin e drejtorit të programit.
Sipas raportimit të medias serbe N1, shkarkimi i kryeredaktorit ishte gjithashtu një nga kërkesat e sindikatës “Nezavisnost”, e cila kishte ngritur shqetësimet për integritetin e televizionit dhe mënyrën e raportimit.
Kërkimfalja erdhi në një kohë kur punonjësit e RTV-së po kërkonin respektimin e standardeve profesionale dhe etike, duke theksuar detyrimin për të informuar publikun në mënyrë të sakta, objektivë, të plotë dhe në kohë.
“Na duhet vërteta”, ishte mesazhi i Darko Šper, përfaqësuesit të sindikatës “Nezavisnost”, drejtuar gazetarëve të transmetuesit publik.