"Do vijnë të na heqin Ramën?"/ Mentor Kikia: Është eufori, nuk funksionon kështu
Gazetari Mentor Kikia komentoi analogjitë mes protestave të studentëve në Serbi dhe situatës politike në Shqipëri, duke theksuar se zhvillimet në Beograd nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht një skenar të ngjashëm në Tiranë.

Gazetari Mentor Kikia komentoi analogjitë mes protestave të studentëve në Serbi dhe situatës politike në Shqipëri, duke theksuar se zhvillimet në Beograd nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht një skenar të ngjashëm në Tiranë. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Kikia u shpreh se largimi i Aleksandar Vuçiçit nuk mund të merret si një tregues se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me kryeministrin Edi Rama. Sipas gazetarit, ideja se një lëvizje e madhe po rrëzon liderë në vende të ndryshme dhe se Shqipëria do të jetë rasti i radhës, është më tepër një formë euforie sesa një analizë e bazuar në realitetin politik. ‘Vuçiçi dhe Rama kanë udhëhequr në të njëjtën mënyrë dhe kanë pasur të njëjtën pakënaqësi popullore, dhe këtu u bë një lloj analogjie. Konspiracioni ynë është se një dorë e madhe, e padukshme, po rrëzon autokratë dhe do të vijë të marrë edhe Ramën. Kjo është një lloj euforie, që gjithsesi një popull i cili është në kufijtë e pafuqisë për të për të reaguar që në këto 2 javë revolta është përballur me një agresivitet të jashtëzaonshëm të shtetit. Ky popull sot po shikonte një dritë që edhe në Shqipëri mund të ndodhte ajo që ndodhi në Serbi’, tha Kikia.