Integrimi i Shqipërisë në BE nuk varet nga Rama, por nga institucionet demokratike
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka deklaruar se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk varet nga qëndrimi i Edi Ramës në pushtet, por nga vullneti politik dhe funksionimi i institucioneve demokratike.
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka deklaruar se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nuk përcaktohet nga qëndrimi i Edi Ramës në pushtet, por nga vullneti politik dhe funksionimi i institucioneve demokratike. I ftuar në emisionin "Ora 19" në Syri TV, Martens theksoi se integrimi evropian nuk është çështje e një individi, por rezultat i angazhimit të një shoqërie të tërë për t'përmbyllur standardet demokratike.
Duke sjellë si shembull Gjermaninë dhe ish-kancelaren Angela Merkel, gazetari u shpreh se jetëgjatësia politike nuk është e vetmja masë e demokracisë, ndërsa mënyra e qeverisjes dhe respektimi i institucioneve mbeten vendimtare. Martens vlerësoi gjithashtu orientimin proevropian të shoqërive shqiptare, duke theksuar se perspektiva e anësimit në BE varet nga vazhdimi i reformave dhe ekzistencën e një shumice politike të angazhuar për integrimin.
Martens tha se një vend i cili ka një udhëheqës të përhershëm do të thotë se ka ka mungesa në demokraci. Por, ai vijon, varet se kur themi mjaft. Ai vijon nga Gjermania, ku Angela Merkel kishte 16 vite në pushtet, pra më tepër se Edi Rama dhe më tepër se Vuçiç.
Sigurisht që stili i saj i qeverisjes ishte tashmë tashmë i ndryshëm, por në fund njerëzit thjesht thanë se mjafton me kaq. Ai nuk beson se hyrja në Bashkimin Evropian apo moshyrja në Bashkimin Evropian varet nga vetëm një politikan, por varet nga vullneti politik i bashkësisë së njerëzve.
Dhe me sa di, Kosova dhe Shqipëria janë shtetet dhe shoqëritë më pro-evropiane, dhe ndonjëherë ngjajnë se janë më tepër pro-evropiane se disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian, shikoni çfarë po ndodh në Francë apo në vende të tjera.
Pra, anësimi në Bashkimin Evropian nuk varet nga fakti nëse Edi Rama është apo nuk është kryeministër. Dhe ecuria e anësimit të Malit të Zi nuk varet nga një apo një tjetër politikan, por varet nga strukturat demokratike, dhe në qoftë se brenda këtyre strukturave demokratike ka një shumicë e cila vepron për të arritur këto qëllime.
Dhe në Mal të Zi kemi parë ecje përpara, në Shqipëri gjithashtu, ndoshta jo me të njëjtin progres si në Mal të Zi. Pra, anësimi nuk varet nga një lider. Kushdo që thotë se varet vetëm prej tij apo prej saj jeton në shekullin e gabuar, nuk jemi në kohën e mbretërve.
Rrezimi i Vuçiçit na mëson se edhe një udhëheqës i cili kontrollon të gjitha institucionet, ose të pakten pjesën më të madhe të institucioneve në vendin e vet, që kontrollon të gjithë median ose pjesën më të madhe të medias, dhe i cili ka lidhje me biznesmenë të fuqishëm, nuk mund të garantojë pushtetin e tij të përhershëm.
Çka është diçka shumë pozitive në Evropë, që do të thotë se zgjedhjet mund të sjellin ndryshime. Le të mos harrojmë se Vuçiç nuk u rrezua me revolucion. Patjetër që protestat ishin arsyeja për këto zgjedhje të parakohshme, sepse mund të priste edhe një vit, megjithatë ai vendosi që t'i shpallte zgjedhjet më herët.
Por rrezimi i tij ndodhi nëpërmjet zgjedhjeve demokratike, të cilat nuk ishin plotësisht të drejta, por të pakten ishin plotësisht të drejta për studentët, për opozitën, për të sjellë një ndryshim.