Aktualitet
Përplasje të dhunshme me policinë në Bilbao, Spanjë
Përplasje të dhunshme me policinë kanë shpërthyer në qytetin Bilbao të Spanjës, pas anulimit të një aktiviteti të planifikuar nga aktivisti Vito Quiles.
Tensionet u regjistruan rreth orës 18:00 të pasdites, pranë universitetit ku gjatë ditës ishin mbajtur protesta. Sipas raportimeve nga qyteti bask, situata u përshkallëzua nga një grup njerëzish dhe studentësh që dogjën kazanet e mbeturinave dhe automjetet, si tip barrikade për të bllokuar rrugët. Autoritetet vendase kanë reaguar ashpër dhe kanë denuat në mënyrë të pashmangshme dhunën. Pritet që grupe të radikalizuara të vazhdojnë të krijojnë kaos në qytet.