Aktualitet

Studentët shpallin bojkotin e mësimdhënies, protestat vazhdojnë në Tiranë

2 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Studentët shpallin bojkotin e mësimdhënies, protestat vazhdojnë në Tiranë, ndërkohë që pedagogët e universiteteve publike janë në bojkot.

Foto nga burimi: Dita e 15-të e protestës kundër qeverisë Rama, studentët mblidhen sot në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit

Studentët shpallin bojkotin e mësimdhënies, protestat vazhdojnë në Tiranë, ndërkohë që pedagogët e universiteteve publike janë në bojkot. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka shpallur bojkotin e mësimdhënies që prej 21 tetorit, duke njoftuar se ai do të vijojë deri në një vendim të dytë. Gjatë dy javëve të fundit, tubimet janë shoqëruar me tensione, përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe me të plagosur e të shoqëruar në polici. Ndërkohë, studentët kanë refuzuar ftesat e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke këmbëngulur se kërkesat e tyre nuk mund të zgjidhen përmes takimeve që, sipas tyre, nuk ofrojnë garanci për ndryshime konkrete. Protestat studentore, të cilat janë shoqëruar me revolta të ashpra, nuk ishte një shpërthim i rastëshëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri i tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protesteve nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm. Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.