Arrestohet në Muriqan 31-vjeçari i akuzuar në Spanjë për vjedhje me dhunë
Shtetasi shqiptar 31-vjeçar, A. T. alias A. B. alias A. C., është arrestuar në Muriqan për ekstradim në Spanjë, ku është akuzuar për vjedhje me dhunë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan kanë kapur një shtetasi shqiptar, 31-vjeçar, që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi për vjedhje me dhunë. Ky shtetas, A. T. alias A. B. alias A. C., ishte në dalje të Shqipërisë dhe u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare.
Ky shtetas shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Instruksionit nr. 4, Sabadell, Spanjë, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Tashmë, ai është dorëzuar shërbimeve të DVP Lezhë, të cilat kryen arrestimin e tij të përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Spanjë. Interpol Tirana vazhdon procedurat për ekstradimin e tij.