Princi William: Harry Kane është një kapiten i shkëlqyer
Princi William e ka përcjellur fitoren e Harry Kane për Trofeun e Artë

Harry Kane ishte protagonisti absolut i mbrëmjes së 26 tetorit kur në Londër mori në duar trofeun më prestigjioz dhe më të lakmuar nga çdo futbollist, Topin e Artë duke kurorëzuar kështu një sezon fantastik të zhvilluar prej tij me 73 gola të shënuar. Triumfi i kapitenit të përfaqësueses angleze entuziazmuar edhe Princin William i cili përmes një postimi në Instagram Story nuk ia kurseu elozhet dhe u shfaq i përulur kundrejt Kane të cilin e uroi për ta përkufizuar edhe si një kapiten i shkëlqyer. ‘Shumë urime për Harry Kane për fitoren e Topit të Artë. Çfarë arritje fantastike dhe mëse e merituar. Një kapiten i shkëlqyer, një futbollist i rrallë dhe një person që iu dhuroi tifozëve në mbarë botën kaq shumë momente të paharrueshme. W’ -shkruante Princi William në postimin e tij.