Kronikë
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një person plagoset
Një person është plagosur në një të shtëna me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës.

Pak momente më parë, një plagosje me armë zjarri është raportuar në fshatin Shtoj të Shkodrës. Një person është mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë.