U qëllua me armë zjarri në Shkodër, identifikohet i plagosuri
Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për plagosjen me armë zjarri që ndodhi në fshatin Shtoj, ku një person u plagos rreth orës 10:40.

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për plagosjen me armë zjarri që ndodhi në fshatin Shtoj. Sipas informacioneve paraprake, personi që mbeti i plagosur është Taulant Hoti, i cili u qëllua me armë zjarri në këmbë, jashtë ambientet e një lokali. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40, ndërsa autori i dyshuar nuk është identifikuar ende. Pas plagosjes, Hoti u transportua drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.