Aktualitet
Kompania e Ron Yeffet zhvendos aktivitetin nga Tirana
Kompania e Ron Yeffet, e cila do të prodhonte armë dhe municione shqiptare, ka zhvendosur aktivitetin nga zona e ish-Uzines së Autotraktorëve në Tiranë.

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka shpallur në një postim në rrjetet sociale se kompania e Ron Yeffet ka marre edhe ish-Uzinën e Bakrit në Rubik dhe ka zhvendosur edhe adresën e aktivitetit. Kjo kompani ka futur nën kontroll objekte të falimentuara të industrisë së kohës së komunizmit, dhe projektet për prodhimin e armëve janë mbështjellë me hije skandale për trafik ndërkombëtar armësh.