Këngëtari Taulant Hotaj u plagos me armë zjarri në Shkodër
Këngëtari shkodran Taulant Hotaj u plagos me armë zjarri në Shkodër, ndërsa po pinte kafe në një lokal në fshatin Shtoj i Ri. Autori i dyshuar u largua menjëherë pas shtënies së armës, ndërsa Hotaj u transportua në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale.

Mjekët e kryen një ndërhyrje kirurgjikale dhe, sipas informacioneve të fundit, këngëtari ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë, gjatë raportimeve për ngjarjen kanë dalë edhe të dhëna mbi kaluarën penale të Hotajt jashtë Shqipërisë.
Mësohet se në qershor të vitit 2025 autoritetet franceze e deportuan Hotajn drejt Shqipërisë, pasi ai kishte marrë një dënim për veprimin penal të plagosjes së rendë me dashje. Sipas këtyre burimeve, këngëtari kishte vuajtur gjashtë muaj burgim në Francë dhe më pas, pas uljes së dënimit, autoritetet franceze e deportuan.
Megjithatë, deri tani nuk ka të dhënë që e lidhin këtë precedent me plagosjen e ndodhur më 27 tetor në Shkodër. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e motivit dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.