Aktualitet
Studentët protestojnë para Ministrisë së Arsimit për të 15-tën ditë
Studentët kanë mbërritur para Ministrisë së Arsimit për të 15-tën ditë të protestës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohet dita e 15-të e protesteve studentore, ku studentët kanë mbërritur para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kryeministri ka bërë ftesë sërish për dialog me studentët. Forcat e policisë ndodhen në terren, por situata duket e qetë. Protesta vazhdon edhe ditën e sotme në Tiranë.