Aktualitet

Grida Duma humb ndjenjat në nisje të emisionit, ndërpritet transmetimi live

1 min leximPublikuar më

Burimi: Pamfleti ·

Moderatorja Grida Duma humb ndjenjat në nisje të emisionit "Top Story" dhe është transportuar në spital me urgjencë.

Foto nga burimi: Grida Duma humb ndjenjat në nisje të emisionit, ndërpritet transmetimi live

Një incident i papritur ka ndodhur në ambientet e Top Channel, ku moderatorja Grida Duma ka humbur ndjenjat në hyrje të emisionit "Top Story" dhe është transportuar në spital me urgjencë. Sipas mediave të ndryshme, dyshohet se gjendja e moderatores mund të jetë shkaktuar nga një helmim akut, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes po hetohen. Pas incidentit, transmetimi i drejtpërdrejtë i emisionit është ndërprerë dhe në ekran është vendosur një program i regjistruar. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të sqaruar ngjarjen dhe po merren pyetje anëtarëve të stafit dhe persona që kanë shoqëruar prezantuesen gjatë ditës. Deri në këtë moment, shkaku i saktë i incidentit nuk është përcaktuar, ndërsa dyshohet se shkak mund të jenë dietat e forta të moderatores. Media që s’e dorëzon pavarësine e saj, i paraprine një qeverisje të ndershme. Pamfleti është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.