Lubonja: Rama ka bërë Shqipërisë atë që Vuçiç s'ëndërronte, këtu ka vetëm ekonomi kriminale
Analisti Fatos Lubonja ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se pasojat e qeverisjes së tij për Shqipërinë janë shumë më të renda sesa ato të qeverisjes së Aleksandar Vuçiçit në Serbi.

Lubonja ka bërë një krahasim mes dy liderëve, duke i cilësuar autokratë, ndërsa akuzoi Ramën për menyrën e drejtimit të vendit dhe për gjuhën e përdorur ndaj kundërshtaretve politikë.
Duke u ndalur te protestat studentore në Serbi, analisti theksoi se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për rolin e tyre në sjelljen e ndryshimit politik, në vend që të presin ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar.
Lubonja ngriti gjithashtu shqetësim për modelin ekonomik në Shqipëri, duke pretenduar se ai mbështetet kryesisht te aktivitetet kriminale. Ai kritikoi edhe projektet e paralajmëruara për industrinë e armëve, duke vënë në dyshim investimet dhe besueshmërinë e investitorëve të përfshirë.
“Studentët në Serbi thanë: Nuk ka rendësi çfarë qëndrimi mban Europa, ne nuk do të presim. Ne presim që të vijë ambasadori i BE-së, ai amerikan, presim nga drejtësia. Ky është një hap më shumë. Vetëdijesimi që jemi ne që duhet ta bëjmë. Nëse e bëjmë këtë, ti ke përvojë dhe nuk të vjen më një autokrat tjetër. Kjo ka të bëjë me emancipimin, vetëdijesimin e njerëzve. Çdo autokrat ka karakteristikat e veta. Vlen të bëhet krahasimi mes Ramës dhe Vuçiçit, ku ndryshojnë dhe ku janë të ngjashëm. Shqipërinë e njohim mirë, por Vuçiçit as në ëndërr nuk mund të shkonte në mend që të na bënte ato që na ka bërë ky autokrati ynë. Ky eliminoi popullin e tij.
Pavarësisht se edhe Vuçiçi është autokrat. Unë nuk i kam ndjekur fjalimet e Vuçiçit, por mjafton talljet që u ka bërë njerëzve opozitarë ky i çmendur, ofendime si ‘buf kënetash’, ‘sorra’, ‘bufa’, nuk ia kam parë Vuçiçit, se do të ishin bërë virale, pasi çdo autokrat lind në kontekstin e vet. Ata serbët që e mundën sot, ishin edhe dje, por deri ku e ka çuar ky, do të ishte rrëzuar më pare nëse do të ishte në vend të Vuçiçit. Narkoshtet nuk mund ta quash Serbinë, edhe pse atje ka krim dhe mafie. Sot na vijen këtu mallra serbe, prodhohen. Ne s’më di të gjitha. Kurse këtu ka ekonomi kriminale. Më thoni këtu një fabrikë të madhe europiane? Këtu, kur vjen ajo fabrika e armëve, vjen ai mashtruesi izraelit. Këtu ka vetëm ekonomi kriminale.”, tha ai.
Media që s’e dorëzon pavarësinë e saj, i paraprine një qeverisje te ndershme. Pamfleti është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.